Kosova
Grafite ofenduese në shtëpinë e Adelina Graincës, policia po heton rastin
Në një njoftim për media, Policia e Kosovës ka thënë se është duke hetuar raportimet se disa persona të panjohur kanë shkruar grafite në disa lokacione në Ferizaj, përcjell albinfo.ch.
Në njërën nga grafite thuhet se “Bijat i shesim, votat i qesim”.
Lidhur me këtë pati reagime të shumta, ndër to ishte edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari, e cila ka thënë se grafitet janë shkruar në muret e shtëpisë të familjes së Adelina Graincës.
Vlen të theksohet se Grainca, pak pas pjesëmarrjes në seancën e Kuvendit të Kosovës më 4 prill, kur është votuar Vjosa Osmani si presidente e Kosovës, ka kaluar nga Partia Demokratike e Kosovës në Lëvizjen Vetëvendosje.
Kujtojmë se Partia Demokratike e Kosovës pati kritikuar vendimin e Graincës.
Kusari ka thënë se grafitet janë “realitet i mizogjenisë në politikën kosovare, sipas së cilës vajzat dhe gratë nuk konsiderohen të denja për vendimmarrje”.
“Nëse ky akt i shëmtuar nuk dënohet nga grupimi politik, pjesë e të cilit ishte Adelina deri para zgjedhjes së presidentes, atëherë aty qëndron vetë përgjigjja e largimit të saj nga ata, në mënyrën se si një parti e konsideron dhe trajton një vajzë të re me mendim ndryshe”, ka thënë mes tjerash ajo në një postim në Facebook.
Ndërkohë, Avni Bytyçi, zëdhënës i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se partia të cilës i përket ai nuk beson në këtë formë të “protestës” dhe se vetë ajo ka qenë, siç ka thënë ai, viktimë e këtij lloj sulmi.
“Vetë reagimi i LVV-së tregon qartazi se kush qëndron mbrapa këtyre grafiteve. Pyetjet me rëndësi që duhen shtruar është se pse tani pasi disa javë janë bërë këto grafite? Edhe atë në shtëpinë e gabuar?! Partia Demokratike e Kosovës asnjëherë nuk e ka ulur vetën në këtë nivel, duke e sulmuar dikë në shtëpi e në familje për motive politike. Për këtë arsye ky sulm është i papranueshëm për ne”, ka thënë ai po ashtu përmes Facebookut.
Po ashtu, ai ka kërkuar nga Policia e Kosovës që intervistimet për këtë rast t’i fillojë nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi sipas tij, kjo e fundit duket se pas disa ore i ka ‘identifikuar’ autorët.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës