Shqipëria
Turistët e parë në Gjirokastër nga Zvicra, qyteti iu la mbresa
Turistët e kishin planifikuar vizitën në Gjirokastër që nga viti i kaluar, por për shkak të pandemisë, ata e anuluan atë, për t’iu rikthyer këtë vit planit të tyre.
Ata tregojnë se janë vaksinuar të gjithë, ndërsa shprehen të mahnitur me bukuritë e qytetit.
“Është qytet i bukur pa diskutim, nuk mund ta shmangësh dot Gjirokastrën”.
“Është një qytet me histori, interesant, me njerëz të mirë dhe të sinqertë dhe i shikon në këtë qytet, si në gjithë Shqipërinë, diferencat e kulturës në të gjitha periudhat e historisë”.
Ata shprehen se qytetin do ta rekomandojnë edhe tek të njohurit e tyre.
“Do e reklamojme se është nje qytet shumë i ruajtur nga traditat, i pastër dhe me të gjitha karakteristikat e një qyteti të vjetër”.
“Është një qytet i ndërtuar në mal, ne vijmë nga Zvicra, dhe kemi kënaqësinë për të qenë në këtë qytet”.
Duke thënë se ky vit mund të jetë më i mirë përsa u përket turistëve, guidat shprehen se viti i kaluar ka qenë ndër më të vështirët.
“Vitin që kaloi në krahasim me një vit më përpara ishte përveç fjalës katastrofë nuk mund të shtoj asnjë tjetër, sidomos guidat turistike”.
Një ndër sektorët më të goditur nga pandemia e koronavirusit ka qenë turizmi, për shkak të kufizimeve të mëdha që u ndërmorën nga qeveritë anembanë botës, për të paranadaluar përhapjen e koronavirusit.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë