Lajme
Austria pritet t’i shpërndajë 651 mijë doza të vaksinave për vendet e Ballkanit
Është bërë e ditur se shteti i Austrisë ka njoftuar se planifikon që deri në muajin gusht t’i shpërndajë 651 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, si pjesë e një skeme të Bashkimit Evropian, transmeton albinfo.ch.
Muaj më parë, Komisioni Evropian ka prezantuar planin për shpërndarjen e vaksinave. Austria tha se do të shërbente si koordinatori i këtij mekanizmi për Ballkanin Perëndimor dhe se kjo shpërndarje e parë e dozave mund të ndiqet nga të tjerët.
“Me këtë iniciativë, ne po tregojmë se nuk po e lëmë rajonin pas”, tha ministri austriak i Punëve të Jashtme, Alexander Schallenberg, përcjell Telegrafi.
Austria ka negociuar marrëveshjen më kompaninë Pfizer për sigurimin e këtyre dozave, megjithatë këto vaksina do të paguhen nga fondet e BE-së.
“Nuk ka absolutisht asnjë lidhje këtu me sigurimin e vaksinave në Austri dhe në vendet e tjera anëtare të BE-së. Këto doza nuk janë nga një kuotë kombëtare dhe janë vaksinat që ka siguruar BE-ja”, njofton Schallenberg.
Ato do të shpërndahen nga fillimi i muajit maj, sipas nevojës së vendeve për këto doza.
Bosnja e Hercegovina do të marrë pjesën më të madhe të vaksinave me 214 mijë doza, e ndjekur nga Shqipëria me 145 mijë doza, Maqedonia e Veriut me 119 mijë doza dhe Serbia është e fundit me 36 mijë doza.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?