Kosova

Nga sot u rihapen restorantet në Kosovë

Është bërë e ditur nga autoritetet zyrtare kosovare se nga dita e sotme do të hapen të gjitha kafenetë në Kosovë, shkruan albinfo.ch.

Masat duhet të respektohen nga pronarët e të gjitha kafeneve, ku kërkohet që tavolinat të kenë dictancë mes vete, stafi të jetë i pajisur me maska dhe të ketë dezinfektues për klientët.

Menytë duhet të bëhen njëpërdorimëshe, përderisa ato që janë të plastifikuara të dezinfektohen pas çdo përdorimi, derisa pirunët, thikat e lugët do të dërgohen vetëm me porosi, pra nuk do të jenë të ekspozuara në tavolinë sikurse zakonisht.