Maqedonia
Maqedoni: Kërkohet hetim rreth skandalit me pasaporta
Është e vërtetë që siguria e dokumenteve të udhëtimit është një pikë referimi e rëndësishme në monitorimin e zbatimit të regjimit pa viza. Por mendoj se është herët të flitet nëse do të ketë apo jo një ndikim në regjimin pa viza.
Kështu është shprehur ambasadori i BE-së në vend, Dejvid Gir, i cili në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ka thënë se momentalisht duhet të diskutohet trajtimi i rastit nga sistemi gjyqësor dhe jo të diskutohet për regjimin e vizave.
“Është shumë e rëndësishme që kur ka akuza për afera të ndryshme, të hetohen në mënyrë efektive. Nëse ka prova kundër një individi, gjyqi mund të zhvillohet në një kohë dhe në mënyrë efektive dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Kishte shumë spekulime në media për këtë çështje. Unë pashë biseda në lidhje me regjimin pa viza”, është shprehur ambasadori Gir, ndërsa ka shtuar se nëse ka vrima në sigurinë e pasaportave, ato duhet të mbyllen, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor