Kuriozitete
Instagrami me risi
Në njoftimin e fundit, rrejti social, Instagram, ka zbuluar se do t’u japë përdoruesve opsionin për të fshehur pëlqimet në postimet e tyre, në përpjekje për të mbrojtur shëndetin mendor, transmeton albinfo.ch.
Nga ky aplikacion kanë thënë se kjo do të bëhet për të bërë një test global të vogël, që do të lejojë përdoruesit të zgjedhin cila eksperiencë është më e mirë për ta.
Theksohet se Instagrami filloi të fshehte pëlqimet për përdoruesit në shtatë shtete më 2019 për të parë nëse “zvogëlon presionin e lidhur me postimin”.
Por, kjo provë mori disa përgjigje negative, duke bërë që Instagrami të bënte sërish ndryshime, shkruan DailyMail.
Këtë herë, përdoruesit do të vendosin vetë nëse duan të shohin pëlqimet në postimet e të tjerëve dhe nëse ata duan të shohin pëlqimet në postimet e veta.
Instagrami ka shqetësime se shikimi i një postimi me mijëra pëlqime mund të çojë në ndjenja të vetëvlerësimit të ulët te përdoruesit që kanë vetëm disa pëlqime në postimet e tyre apo më pak shokë/shoqe në aplikacion.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











