Kinema
Më 24 prill, në “3 sat”, jepet transmetimi i parë televiziv i filmit “Zana”
Transmetimi i parë televiziv i këtij filmi bëhet të shtunën, më 24 prill, në orën 23.30. Pastaj, filmi mund të shikohet në bibliotekën e mediave të "3sat", deri më 23 maj
Në kuadër të partneritetit mediatik me festivalin e filmit të Evropës Qendrore dhe Lindore “goEast”, i cili do të zhvillohet nga 20 deri më 26 Prill, 2021, televizioni gjerman “3sat” do të shfaqë psikodramën “Zana”.
Transmetimi i parë televiziv i këtij filmi bëhet të shtunën, më 24 prill 2021, në orën 23.30, shkruan ots.de.
Pas transmetimit, filmi mund të shikohet në bibliotekën e mediave të “3sat” në linkun: (http://www.3sat.de) deri më 23 maj 2021, ora 23:59.
Filmi “Zana” është bashkëprodhim i Kosovës dhe Shqipërisë, i realizuar në vitin 2019, me regjisore Antoneta Kastratin, shkruan albinfo.ch.
Subjekti i filmit, me pak fjalë, është ky: Lumja (Adriana Matoshi) dhe burri i saj Iliri (Astrit Kabashi) jetojnë me nënën e këtij të fundit, në një fshat të Kosovës. Çifti dikur ishte i lumtur, por pak gjë ka mbetur nga kjo lumturi që nga lufta dhe vdekja e vajzës së tyre.
Vjehrra e Lumes kërkon që boshllëku në familje të mbushet me një foshnjë të re. Ajo shpreson se shtrigat dhe mjekët mrekullibërës do të ndihmojnë.
Por Lumja mbetet peng nga përvojat traumatike të luftës. Ajo vuan nga makthet ashtu si dhe nga injoranca e familjes, e cila nuk dëshiron të dijë gjë për traumatizimin e saj.
Kur Lumja mbetet shtatzënë, ajo largohet gjithnjë e më shumë nga jeta reale dhe nga burri i saj dikur kaq i dashur, Iliri…
Filmi “Zana” është një rrëfim për luftën dhe humbjen, që mbëshetetet në historinë e një gruaje të re, sëmundja mendore e së cilës qëndron në kundërshtim me pritjet familjare dhe shoqërore.
Filmi artistik që karakterizohet nga një intensitet dhe pamje të fuqishme vizuale është debutimi në zhanrin e filmit artistik i regjisores kosovare që jeton në SHBA (Los Anxhelos), Antoneta Kastrati, përcjell albinfo.ch.
Ky film ka fituar çmimin e publikut në festivalin “GoEast” vitin e kaluar.
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë