Lajme

Austri: Mbi 2 mijë raste të reja me Covid, në 24 orët e fundit

Austria ka 591,347 të infektuar

Statistikat e fundit nga autoritetet shëndetësore austriake tregojnë se nga rastet e para me koronavirus e deri tani në total Austria ka 591,347 infektime, transmeton albinfo.ch.

Ndërsa, në 24 orët e fundit Austria ka regjistruar 2,028 raste të reja me Covid.

Sidoqoftë, përkundër të prekurve, të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Austri po rritet. Gjatë kësaj jave në këtë shtet është raportuar se numri i shërimeve ka arritur mbi 95%.

Duhet theksuar se Austria deri tani ka bërë mbi 28,615,969 milionë testime nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi, transmeton tutje albinfo.ch.

Shifrat zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, e këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.