Kosova

Presidenti i Gjermanisë uron Vjosa Osmanin, e fton në takim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, me të cilën e uron për zgjedhjen e saj Presidente e Kosovës, transmeton albinfo.ch.

Presidenti Steinmeier theksoi se Gjermania do të vazhdojë të jetë një partner i besueshëm për Kosovën dhe do ta mbështesë për ta arritur progresin e mëtejmë në rrugën evropiane.

Steinmeier ka inkurajuar institucionet e reja në angazhimin e tyre për forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupcionit, krimit të organizuar, si dhe për tejkalimin e pasojave nga pandemia COVID-19.

Presidenti i Gjermanisë ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe e ka ftuar Presidenten Osmani për takim së shpejti.