Shqipëria
Projekti piktoresk i portit të ri në Durrës
Projekti 2 miliardë eurosh
Brenda një periudhe 5-vjeçare kjo do të jetë pamja që do të ofrojë Porti i Durrësit, pas investimit prej 2 miliardë eurosh që do të kryejë kompania globale Emaar Group, transmeton albinfo.ch.
Kreu i kësaj kompanie me qendër në Dubai, që ka bërë investime të këtyre përmasave, por edhe më të mëdha, premton se nga 3D në realitet, përfundimet do të jenë edhe më mbresëlënëse. Ndërsa zbulon arsyet përse pranoi t’i hedhë sytë nga Shqipëria për të investuar.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot video nga projekti për ndërtimin e një porti të ri në Durrës, dhe zonës përreth nga kompania EMAAR Group.
Kjo e fundit do të investojë në këtë qytet 2 miliardë euro. Kreu i qeverisë shqiptare, pas prezantimit zyrtar dje në Durrës të këtij projekti, ka dashur ta ndajë me publikun edhe në rrjetet sociale.
Siç shihet edhe në pamje, bëhet fjalë për një investim të madh, ku do të ketë përveç portit, qendra pushimi dhe argëtimi për qytetarët, pedonale si dhe ndërtesa moderne.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra