Muzikë

“Mbretëresha e karantinës”, Dua Lipa, në krye të klasifikimeve botërore

Tashmë u bë kohë që këngët e artistes shqiptare, Dua Lipa, qëndrojnë në krye të klasifikimeve muzikore botërore, transmeton albinfo.ch.

Së fundmi, këngëtarja është vlerësuar me një çmim të rëndësishëm në “Latin American Music Award”, si “Favorite Artist-Crossover”. Për këtë sukses, Dua u shpreh mjaft e lumtur në rrjete sociale, duke i falënderuar të gjithë.

Lipa u cilësua si “mbretëresha e karantinës” pas suksesit të albumit “Future Nostalgia”, i cili u publikua në një kohë kur e gjithë bota ishte në izolim nga pandemia. /Albinfo.ch