Kosova

Osmani ia dorëzon kopjen e dekoratës familjes së Agim Ramadanit

I dorëzohet kopja e dekoratës “Urdhri Hero i Kosovës” familjes së Agim Ramadanit, të cilën ia kishte ndarë presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar në Facebook se fatkeqësisht, medalja ishte humbur pa fajin e familjes dhe legjislacioni aktual lejon që ajo të ridorëzohet në raste të tilla, transmeton albinfo.ch.

May be an image of 1 person, standing dhe telefon

“Familjes së heroit të kombit, Agim Ramadani, veprimtarit e luftëtarit të paepur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ia dorëzuam kopjen e dekoratës “Urdhri Hero i Kosovës”, të cilën ia kishte ndarë presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, e të cilën më 19 prill 2009 ia kishte dorëzuar presidenti Fatmir Sejdiu. Fatkeqësisht, medalja ishte humbur pa fajin e familjes dhe legjislacioni aktual lejon që ajo të ridorëzohet në raste të tilla.

Agim Ramadani është njëri ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili në betejën e Koshares e theu kufirin, i cili i ndante shqiptarët dhe e krijoi shpresën për çlirimin përfundimtar të Kosovës.

Duke ia dorëzuar këtë dekoratë familjes së heroit Ramadani, ne e ritreguam kujdesin e institucioneve të vendit ndaj atyre që me heroizmin e tyre na mundësuan ta preknim lirinë, por edhe ndaj familjeve të tyre. Ky kujdes do të jetë i vazhdueshëm, ka shkruar ajo.