Lajme

Merkel sot do të vaksinohet me “AstraZeneca”

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do vaksinohet sot me “AstraZeneca”, transmeton albinfo.ch.

Kjo u bë e ditur nga kreu i Agjencisë së Kontrollit të Sëmundjeve në Gjermani, Lothar Wieler.

Merkel do të bëhet zyrtarja më e lartë në Gjermani që merr vaksinën “AstraZeneca”.

Gjermania e ka aprovuar përdorimin e vaksinës së diskutueshme “AstraZeneca” për personat mbi moshën 60-vjeçare.

Instituti Robert Koch regjistroi mbi 29 mijë infeksione të reja të enjten. Shumica e tyre janë të njerëzve në grupmoshën 15 deri 49 vjeç, shumë më i rëndë se dy valët e para.

Afër 80 mijë njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Gjermani që nga fillimi i pandemisë.