Lajme
Itali: Katër vdekje nga mpiksja e gjakut, pas vaksinimit me AstraZeneca
Katër njerëz vdiqën në Itali nga mpiksjet e rralla të gjakut pasi morën vaksinën AstraZeneca, tha të enjten një raport nga agjencia farmaceutike kombëtare AIFA, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
Raporti i AIFA-s tha se efekte të ndryshme anësore u panë pas 0.5% të 9.07 milionë dozave të administruara midis 27 dhjetorit dhe 26 marsit, me të tri vaksinat e përdorura deri më tani, nga prodhuesit Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna, raportohet të ketë shkaktuar reagime të padëshirueshme.
Efektet anësore të rënda janë regjistruar në 0.04% të rasteve. Efektet anësore të lehta janë raportuar pas përdorimit të të tri vaksinave, tha raporti i AIFA, duke shtuar simptomat më të përfshira, si gripi, dhimbje në vendin e injeksionit dhe lodhje.
Ashtu si shumë vende evropiane, Italia ndaloi shkurtimisht vaksinimet me AstraZeneca muajin e kaluar, kur u shfaqën shqetësimet për mpiksjen e gjakut. Që atëherë i ka rifilluar ato për ata të moshës 60 vjeç e lart, pasi rregullatorët e BE-së thanë se përfitimet ishin më të mëdha se rreziqet. AIFA tha se kishte pasur 11 raste në Itali të njerëzve që zhvillonin një nga dy llojet e mpiksjes së gjakut pas vaksines AstraZeneca, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Cyrih, një nga qytetet më të stolisura në botë për festat e fundvitit Atmosfera festive sapo ka filluar në Cyrih...
-
“Time” ka renditur 5 të arritura zvicerane ndër risitë më të mira në botë këtë vit
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin?
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës