Lajme

100 milionë vaksinime, deri tani në Evropë

100 milionë shtetas të Bashkimit Europian kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronvirusit. Lajmin e dha presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila u shpreh krenare për këtë arritje.

Ajo njoftoi gjithashtu se do të siguronin 50 milionë vaksina të tjera Pfizer në tremujorin e dytë.

“Lajmi i mirë është se vaksinimi është përshpejtuar rreth Europës. Shtetet anëtare kanë siguruar mbi 126 milionë doza të vaksinës dhe jam e lumtur të njoftoj se 100 milionë doza janë injektuar. Por, siç pamë me njoftimin e Johnson and Johnson, ka shumë faktorë që pengojnë furnizimet sipas planit me vaksina, raporton A2.

Prandaj është e rëndësishme të veprojmë me shpejtësi. Jam e lumtur t’iu them se kemi arritur një marrëveshje me Pfizer për të përshpejtuar dërgimin e dozave. 50 milionë doza të tjera shtesë do të dërgohen në tremujorin e dytë, duke nisur nga prilli”, tha Ursula von der Leyen.