Lajme
Ky do të jetë ministri i ri i Shëndetësisë në Austri
Ministri i Shëndetësisë Rudolf Anschober sot dha dorëheqje. Wolfgang Mückstein do të jetë pasardhësi i tij, shkruan albinfo.at
Pas dorëheqjes së Rudi Anschober, nënkancelari Werner Kogler (nga Partia e Gjelbër) ka emëruar pasardhësin e tij. Wolfgang Mückstein pritet të jetë ministri i ri i Shëndetësisë në Austri. Betimin do ta bëjë ditën e hënë, raporton news.at.
Mückstein është 40-vjeçar, me profesion mjek i përgjithshëm, Përveç kësaj, ai punon edhe në Shoqatën e Mjekëve (Ärtzkammer), ndërkohë është anëtar edhe i Bordit të Asamblesë së Përgjithshme. Prej vitesh ai gjithashtu është anëtar i Partisë së Gjelbër.
“E kam menduar me kujdes”, tha ai për vendimin e tij për të marrë detyrën e ministrit të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, njofton news.at, përcjell albinfo.at.
Lidhur me situatën aktuale, Mückstein ka theksuar se aktualisht i sheh masat dhe „bllokimin“ si opsionin e vetëm për shkak të numrit të lartë të infeksioneve. Ai dëshiron të ndihmojë që kriza të kalohet sa më mirë që të jetë e mundur. Kjo është arsyeja pse ai ka premtuar të marrë përsipër detyrën për të cilën ka shumë respekt. „ Të marrësh një vendim të tillë në mes të pandemisë është shumë e vështirë. Megjithatë, ballafaqimi me pandeminë është një detyrë historike“, ka thënë ai duke shtuar: “Unë do të marr vendime jopopulliste, pa u ndikuar nga askush“.
Në fjalimin e tij të parë, ministri i Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen sa më shumë.
Përkrahje i ka dhënë edhe kryetari i partisë së tij dhe nënkancelari Kogler.
„Pandemia do të mbetet një situatë e jashtëzakonshme dhe sfiduese për të gjithë ne. Kjo është pikërisht arsyeja pse tani kemi nevojë për dikë që mund të menaxhojë këtë krizë shëndetësore me ekspertizë dhe forcë. Pranë meje është dikush që mundet”, thotë i bindur, Kogler.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës