Portrete të firmave
“MeGaherz”, një spitex me zemër
“Spitexi ynë ka moton `Një familje për familjen` dhe `Së bashku në vend se të vetmuar`. Kini besim tek ne dhe na njihni. Ne i kuptojmë nevojat tuaja dhe u përshtatemi ideve tuaja”, thotë Lumnije Memisi, bashkëpronare e spitexit “MeGaherz” në Uster
Lumnije Memisi dhe Katrin Gartmann kanë themeluar dhe po e drejtojnë një shërbim të veçantë përkujdesjeje në shtëpi të pacientit. “Emri `MeGaherz` i kompanisë rezulton nga dy shkronjat e para të mbiemrave të të dy themelueseve, ndërsa zemra është simboli përzemërsisë së pakusht, ngase veç profesionalitetit, ofron edhe “zemër të madhe”. Në kuadrin e tij ofrohen shërbime që nuk i ofrojnë të gjitha spitexet në Zvicër. Në Cyrih është i pari i tillë.
Për t`i treguar lexuesit tonë se për çfarë bëhet fjalë, albinfo.ch ka zhvilluar një intervistë me bashkëpronaren Lumnije Memisi. Ajo, veç tjerash, inkurajon shqiptarët e Zvicrës që kanë nevojë të shfrytëzojnë shërbimet e spitexit, të cilat, deri më tani nuk janë të shfrytëzuara sa duhet.
Albinfo.ch: Ju jeni pronarë dhe themelues të shërbimit të spitexit “MeGahärz”. Na thoni, kur e keni themeluar, ku ndodhet selia dhe kush është në krye të spitexit?
Lumnije Memisi: Spitex MeGaherz është themeluar në vitin 2019 dhe është hapur më 1 shtator 2019 në qendrën shëndetësore “Flor” në Loren – Allee në Uster. Përgjegjëse të këtij spitexi janë Lumnije Memisi dhe Katrin Gartmann.
Albinfo.ch: Sa punonjës i keni përafërsisht dhe çfarë kualifikimesh profesionale kanë?
Lumnije Memisi: Tani jemi 26 punonjës dhe shumica e punonjësve janë profesionistë të kualifikuar të infermierisë nga një gamë e gjerë fushash të specializimit, si: pediatria, psikiatria, kujdesi akut dhe afatgjatë. Ne gjithashtu kemi punonjës që kanë përfunduar trajnimin specialistik në fushën e kujdesit paliativ dhe atë të menaxhimit.
Albinfo.ch: Ju sigurisht jeni të interesuar të keni më shumë pacientë shqiptarë. A mendoni se ata ngurrojnë të paraqiten për të shfrytëzuar shërbimet e spitexit? Nëse po, cilat mendoni se janë arsyet?
Lumnije Memisi: Sipas mendimit tonë, duket se ka disa arsye pse shërbimet Spitex përdoren ende kaq pak nga shqiptarët. Nga njëra anë, njerëzit ndoshta nuk dinë sa duhet rreth asaj se sa përkujdesje mund të merret duke qëndruar në shtëpi dhe gjithashtu mund të kenë turp të kërkojnë ndihmë nga jashtë. Nga ana tjetër, ndoshta është traditë që familjarët të kujdesen për pjesëtarin e familjes.
Është një ide shumë e mirë, të cilën ne gjithashtu e kemi bërë moto tonën: “Një familje për familjen”. Sepse siç e dimë të gjithë, në shoqërinë e sotme është shumë e vështirë të futësh gjithçka nën një çati. Familja, edukimi i fëmijëve, shtëpia, puna etj. Dhe kur një anëtar i familjes ka nevojë për kujdes dhe mbështetje të veçantë, është shumë e vështirë t`i plotësosh të gjitha kërkesat, prandaj pikërisht këtu hyjmë ne në veprim. Pavarësisht nga mosha që ka një person, nga foshnjat deri tek të moshuarit – ne jemi në dispozicion për të gjitha grupmoshat.
Albinfo.ch: Çka do t`u thoshit shqiptarëve që kanë nevojë për shërbimin tuaj, por nuk e shfrytëzojnë atë? Si do t`i bindnit ata?
Lumnije Memisi: Kini besim dhe na njihni. Ne i kuptojmë nevojat tuaja dhe u përshtatemi ideve tuaja kur kjo është e mundur. Ne kemi kuptuar nga përvoja se një bisedë personale në një mjedis të njohur e zbut shumë frikën dhe gjithashtu shpesh sqarimet në lidhje me financimin heqin ngurrimin tek pacientët.
Albinfo.ch: A keni punonjës shqiptarë?
Lumije Memisi: Po, ne punësojmë punonjëse dhe punonjës shqiptarë. Ne jemi një ekip shumë ndërkombëtar, gjegjësisht, ekipi ynë përbëhet nga rreth 10 kombësi. Edhe pronarët kanë kombësi të ndryshme, shqiptare dhe gjermane – dhe ky tandem funksionon jashtëzakonisht mirë. Edhe nëse shpesh flitet për ndryshimet – ngjashmëritë dhe në jetën e përditshme janë mjaft të pranishme, kështu, të gjithë mund të përdorin pikat e tyre të forta atje ku ato hyjnë në punë.
Dhe, meqenëse komunikimi është një nga faktorët më të rëndësishëm për të ndihmuar dhe kuptuar njerëzit, është sigurisht një avantazh i madh që ne mund të zhvillojmë biseda në gjuhën tonë amtare dhe kështu t’u japim njerëzve siguri.
Albinfo.ch: Ajo që ndoshta ju dallon nga konkurrenca duket se është shërbimi për fëmijë (Kinderspitex). Çka përfshin, për shembull, ky shërbim?
Lumnije Memisi: Është e vërtetë, Kinderspitex është një fushë që nuk ofrohet nga shumë ofrues. Sektori i Kinderpitex ka të bëjë me fëmijë që kanë një gamë të gjerë sëmundjesh dhe kanë nevojë për kujdes dhe mbikëqyrje të veçantë në shtëpi. Prindërit gjithashtu janë të trajnuar në trajtimin e fëmijëve, por meqenëse ata nuk mund të kujdesen për fëmijët e tyre 24 orë në ditë, ne vihemi në dispozicion për t’i mbështetur ata – kryesisht gjatë natës, në mënyrë që prindërit të kenë gjumë të mjaftueshëm, që të jenë në gjendje për t’u kujdesur për fëmijët e tyre gjatë ditës.
Këta fëmijë shpesh kanë vështirësi në frymëmarrje dhe kanë nevojë për një kanulë për t’i ndihmuar të marrin frymë. Vendosja e kësaj kanule kërkon kujdes të veçantë. Po ashtu ndodh që fëmijët të kenë nevojë për terapi infuzioni ose për fashë dhe në mënyrë që ata të mos detyrohen të shkojnë në spital për këtë – ne shkojmë në shtëpinë e tyre dhe e bëjmë këtë në mjediset e njohura të fëmijëve.
Albinfo.ch: Kur jemi këtu, a duhet të keni personel më të specializuar për fëmijët?
Lumnije Memisi : Po, kjo përcaktohet nga autoriteti që paguan për shërbimet, sigurimi i invaliditetit. Prandaj është një veçanti e Spitex MeGaherz që përqindja jonë e stafit të profesionistëve të kualifikuar të infermierisë është shumë e lartë krahasuar me organizatat e tjera të Spitex – it. Pra, përqindja e stafit të kualifikuar, te ne është 85 %.
Albinfo.ch: Po ashtu keni edhe shërbimin “Nënë-Fëmijë”. Çfarë ofron ky shërbim?
Lumnije Memisi: Shërbimi “Nënë-Fëmijë” nënkupton rastin kur një grua, pasi ka lindur një fëmijë dhe shkon në shtëpi, ajo ka të drejtën e të ashtuquajturit kujdes pas lindjes. Ka mami që e bëjnë këtë ose ka infermiere që shkojnë në shtëpitë e familjeve dhe marrin përsipër ekzaminimet dhe këshillimet për nënën dhe fëmijën. Për të sapolindurit, këtu hyjnë, për shembull: kontrolli i temperaturës, kontrolli i lëkurës, kontrolli i kërthizës, udhëzimet për banjë për nënat, udhëzimet për ushqyerjen me gji, kontrollimi i nënës nëse gjithçka është në rregull me të, pas lindjes.
Albinfo.ch: Po shërbimi psikiatrik në çfarë konsiston? Keni edhe psikiatër në mesin tuaj?
Lumnije Memisi: Kujdesi dhe mbështetja psikiatrike është shumë individuale, ashtu siç është personi që ka nevojë për të. Shpeshherë qëllimi është që të mbështeten njerëzit në situatën e tyre aktuale përmes bashkëbisedimit. Mund të jetë fjala për ndonjë sëmundje kronike ose për një sfidë të re në jetë. Ne diskutojmë me ta se cili është qëllimi dhe planifikojmë masat e nevojshme si dhe ndihmojmë me zbatimin. Tani, pas një viti të epidemisë COVID, ne po vërejmë gjithnjë e më shumë se masat e zbatuara për frenimin e tij, po prekin me të vërtetë njerëzit dhe se izolimi shoqëror është një sfidë për të gjithë ne. Edhe këtu, ne përpiqemi t’ua prezantojmë pacientëve mënyrat për t’u marrë më mirë me situatën dhe këtu ne bëhemi mjaft kreativë. Sërish ajo që hyn në lojë këtu është mundësia e komunikimit në gjuhën amtare, që e ofrojmë ne.
Për këtë fushë të specializuar, sigurisht, kërkohen punonjës të trajnuar posaçërisht, të cilët i kemi në Spitex MeGaherz. Gjithmonë në bashkëpunim me stafin mjekësor – mjekët psikiatër.
Albinfo.ch: Na flisni edhe për shërbimin paliativ: çfarë përfshin ky shërbim në spitexin tuaj?
Lumnije Memisi: Kujdes paliativ do të thotë, përkujdesja për njerëzit me sëmundje të pashërueshme. Qëllimi është që atyre t`u jepet cilësia më e mirë e mundshme e jetës. Dhe kjo të bëhet në shtëpinë e tyre, kur është e mundur.
Askush nuk shkon me dëshirë në spital. Dhe, kur jemi këtu përsëri, veçanërisht në këtë kohë kur duhet kufizuar kontaktet për të mbrojtur të gjithë, është jashtëzakonisht e rëndësishme për njerëzit në fazën e fundit të jetës së tyre të jenë në gjendje të qëndrojnë në mjedisin e tyre për aq kohë sa të jetë e mundur. Sigurisht, së bashku me të gjithë specialistët, planifikohet kujdesi dhe mbështetja sa më e mirë në shtëpi me personin në fjalë dhe të afërmit e tij.
Çështjet kryesore në këtë fushë përfshijnë kontinuitetin, diskutimet dhe menaxhimin e dhimbjes. Ne në Spitex MeGaherz dhe ekspertët përpiqemi ta bëjmë këtë kohë sa më të këndshme për të prekurit dhe të afërmit e tyre.
Albinfo.ch: Cila është e ardhmja e afërt e spitexit tuaj, a keni plane për zgjerim?
Lumnije Memisi: Ne jemi aktivë tashmë 1 vit e 7 muaj dhe kjo kohë u karakterizua nga ndërtimi dhe rritja jonë. Punonjësit tanë janë forca jonë më e madhe, me njohuritë e tyre dhe angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm për mirëqenien e klientëve tanë dhe kështu, me Spitexin tonë MeGaherz, kemi arritur deri këtu. Ne kemi një ekip të shkëlqyeshëm dhe po zgjerojmë kapacitetet tona në të gjitha disiplinat. Meqenëse kemi standarde shumë të larta të cilësisë për veten dhe punën tonë, proceset verifikohen dhe përshtaten vazhdimisht.
(artikull i sponzorizuar)
Profili i kompanisë
- Adresa: Loren-Allee 22, 8610 Uster
- Tel: 043 344 40 40
- E-mail: [email protected]
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025