Kosova

Pamje nga vendi ku shpërthyen dy granata dore në Prishtinë

Dy mjete shpërthyese kanë eksploduar në mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Asllan Pireva” në Prishtinë, sipas informatave të para të Policisë së Kosovës.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media nga PK-ja, menjëherë pasi është marrë informata për detonime, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e sigurisë dhe ato hetimore-ekzaminuese.

Sipas informatave, nga shpërthimi s’ka të lënduar. Ka dëme materiale.

Policia ka thënë se aktualisht po heton rrethanat e rastit dhe mësohet se granatat e dorës kanë shpërthyer jashtë hotelit “Princi i Arbërit”.