Kosova

Mbi 13 mijë kosovarë zbarkuan në Shqipëri

Është bërë e ditur se mbi 13 mijë kosovarë kanë kaluar kufirin Vërmicë-Morinë, këtë të premte sipas autoriteteve kufitare.

Arsyeja më e madhe e shkuarjes drejt Shqipërisë ishin masat kufizuese që janë vendosur në Kosovë.

Qytetarët deklaruan se ata janë duke shkuar në shtetin fqinj, ku mund të frekuentojnë kafenetë dhe restorantet, pasi në Kosovë janë të mbyllura.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mbylljen e gastronomisë dhe qendrave tregtare për 12 ditë, pas rritjes së rasteve me COVID-19, gjatë javëve të fundit.