Lajme

Presidenti austriak Van der Bellen, merr vaksinën anti-Covid

Para se të marrë vaksinën, si çdo qytetar tjetër presidenti austriak, aplikoi përmes internetit në shërbimin e vaksinimit në qytetin e Vjenës, ku iu caktua data për ditën e sotme

Të premten, presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen mori vaksinimin e tij të parë të koronavirusit. Ai u vaksinua në qarkun(Bezirk) e 3-të të Vjenës.

Me formularin dhe certifikatën e tij të vaksinimit, presidenti austriak shkoi në qendrën e vaksinimit Town Town (Qarku i 3-të) të premten pasdite, njoftoi heute.at

Atje Van der Bellen mori vaksinën nga Biontech/Pfizer. Para se të marrë vaksinën, si çdo qytetar tjetër presidenti austriak, aplikoi përmes internetit në shërbimin e vaksinimit në qytetin e Vjenës dhe u informua ku iu caktua data për ditën e sotme, transmeton albinfo.at

“Ishte një ndjenjë e mirë. Vaksinimi jep siguri. Uroj që së shpejti do të ketë vaksina të mjaftueshme në mënyrë që cilido që dëshiron të ketë mundësi të vaksinohet. Çdo vaksinë ka rëndësi dhe është një kontribut në normalizimin e jetës, kështu që, ne shpresojmë që së shpejti të mund të takohemi përsëri, ulur së bashku dhe të bisedojmë pa shqetësime”, shkroi 77-vjeçari në Twitter, të cilin e përcjell heute.at.