Lajme
Nga 1 milion e 600 mijë vaksinime, vetëm 1174 me efekte anësore
68.3 përqind e rasteve të përfshira kanë prekur gratë. Mosha mesatare e të prekurve ishte 64.9 vjeç, ku 41.7 për qind janë të moshës 75 vjeç ose më të vjetër
Deri më tani, Swissmedic në rreth 1000 vaksinime ka marrë mesatarisht më pak se një raport të dyshuar për efekte anësore të padëshirueshme.
Thënë ndryshe, pas rreth 1.6 milion dozave të injektuara, deri të Dielën e Pashkëve janë raportuar gjithsej 1174 raste me efekte anësore të padëshirueshme të vaksinave Covid 19, shkruan srf.ch.
Këtë njoftim e ka bërë sot autoriteti zviceran i produkteve terapeutike, Swissmedic, transmeton albinfo.ch. Rastet me e efekte të padëshirueshme anësore vinin pothuajse në mënyrë të barabartë, si nga vaksinat Pfizer / Biontech ashtu dhe nga ato Moderna.
Është interesante se 68.3 përqind e rasteve të përfshira kanë prekur gratë. Mosha mesatare e të prekurve ishte 64.9 vjeç, ku 41.7 për qind janë të moshës 75 vjeç ose më të vjetër.
Sipas Swissmedic, dy të tretat e raporteve (66.3 për qind) nuk janë konsideruar serioze, përcjell albinfo.ch. Në 396 raste që janë vlerësuar si serioze, të prekurit është dashur të trajtoheshin në spital.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha