Shqipëria

Rikthehet puna në Rinas, 3 fluturime nisen pas pak

Duket se në mëngjesin e sotëm puna në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas i është rikthyer normalitetit, përcjell albinfo.ch.

Pas gati dy ditësh bllokimi për shkak të grevës së kontrollorëve që nuk pranojnë uljen e pagës, mëngjesin e sotëm ka nisur normalisht puna me pasagjerët që fluturojnë drejt disa shteteve të Bashkimit Europian.

Thuhet se pasagjerët e avionit me destinacion Bolognan, e që është programuar të niset në ora 09:05, ndërsa po bëjnë “chek in” edhe pasagjerët e dy avionëve drejt Brukselit, me orare 09:35 dhe 09:45.

Kujtojmë se mëngjesin e së mërkurës u bllokuan fluturimet në aeroportin e Rinasit, ndërkohë që dje pasdite rifilluan ato esenciale që përfshijnë fluturimet humanitare, diplomatike, ushtarake dhe shëndetësore.

Deri tani, Policia ka arrestuar  tre kontrollorë të trafikut ajror, kreun e sindikatës, Armando Fezga, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini.