Lajme
Vaksina CoronaVac, efektive ndaj variantit brazilian të COVID-19
Një studim i fundit në Brazil, i publikuar sot nga drejtori i Urgjencës Kombëtare në Shqipëri, Skënde Brataj, tregon se vaksina CoronaVac është efektive kundër variantit brazilian të Covid-19 P.1.
Sipas studimit, vaksina CoronaVac është një imunizues i prodhuar nga Instituti Butantan dhe kompania farmaceutike kineze Sinovac.
Ajo është 50% efikase kundër variantit P.1 të Covid-19, varianti brazilian, i cili u shfaq në qytetin e Manaus në vitin 2020 dhe që tashmë mbizotëron në disa shtete të Brazilit. Efikasiteti në parandalimin e sëmundjes u konfirmua 14 ditë pas aplikimit të dozës së parë, transmeton atsh, përcjell Albinfo ch.
Studimi u krye me 67,718 punonjës shëndetësorë në Manaus dhe u botua nga grupi Vebra Covid-19, i cili bashkon studiues nga institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare, departamentet e shëndetit shtetëror të Amazonas të São Paulo dhe departamentet komunale të Shëndetësisë në Manaus dhe San Paolo, të mbështetura nga Organizata Shëndetësore Panamerikane (OPS).
Kërkimet ende nuk e kanë vlerësuar efektivitetin pas aplikimit të dozës së dytë, e cila do të dalë në javët e ardhshme. Në analizën e ndërmjetme, efikasiteti i CoronaVac ishte 50% në parandalimin e sëmundjes simptomatike të Covid-19, thotë raporti paraprak i studimit.
Një rëndësi të veçantë merr fakti që kjo përqindje është vetëm pas dozës së parë.
Këto rezultate janë shumë inkurajuese, sepse CoronaVac mbetet efektive në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjes simptomatike në një skenar me një prevalencë mbi 50% të variantit brazilian P.1, thekson studimi.
Këto zbulime mbështesin përdorimin e vazhdueshëm të kësaj vaksine në Brazil dhe vende të tjera me të njëjtin variant qarkullues, thanë studiuesit.
Për drejtorin e Institutit Butantan, Dimas Covas, studimi në terren po tregon efikasitetin e vaksinës, si dhe efikasiteti i saj është përcaktuar nga provat klinike.
Nëse pas dozës së parë efektiviteti është 50%, pritet që pas dozës së dytë kjo përqindje të rritet ndjeshëm, tha Covas. Ai citoi një studim tjetër, të bërë në Kili, ku CoronaVac po soministrohet për popullatën. Deri tani është demostruar një ulje e shtrimeve në spital dhe vdekjeve të personave mbi moshën 70 vjeç.
CoronaVac është një vaksinë e përbërë nga viruse të inaktivuar, që do të thotë se përmban të gjitha pjesët e virusit. Kjo mund të gjenerojë një përgjigje imune më të plotë sesa vaksinat e tjera që përdorin vetëm një pjesë të proteinës Spike (proteina e përdorur nga koronavirusi për të hyrë në qeliza). Vaksina aplikohet në dy doza, me një interval prej 14 deri në 28 ditë.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Cyrih, një nga qytetet më të stolisura në botë për festat e fundvitit Atmosfera festive sapo ka filluar në Cyrih...
-
“Time” ka renditur 5 të arritura zvicerane ndër risitë më të mira në botë këtë vit
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin?
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës