Futboll

Rashica me ekipin e tij, në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë

Werder Bremeni ka shënuar fitore të rëndësishme për të siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.

Skuadra nga Bremeni ka mposhtur në çerekfinale skuadrën e Regensburgut, që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.

Golin e vetëm që kishte vlerën e kualifikimit tutje e ka realizuar Osako, në minutën e 52-të. Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, luajti nga minuta e parë deri në të 73-tën, dhe u vlerësua me notën 6.6 nga uebsajti i njohur ‘SofaScore’.

Verder Bremeni në gjysmëfinale do të ketë punë të vështirë, pasi do të ketë përballë Lajpcigut. Fituesi i kësaj ndeshje në finale përballet me fituesin e takimit Borusia Dortmund – Kiell.