Shqipëria
Dita e dytë e bllokimit të fluturimeve në aeroportin e Rinasit
Sot është dita e dytë e bllokimit të fluturimeve në aeroportin e Rinasit për shkak të revoltës së kontrollorëve të kompanisë “AlbControl”, transmeton albinfo.ch.
Mediat shqiptare shkruajnë se deri më tani ka shkuar në 26 numri i personave që janë shoqëruar nga Policia e Shtetit, pasi Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për situatën e krijuar nga dita e djeshme në aeroportin e Rinasit.
Teksa nuk ka ende asnjë zgjidhje për situatën e krijuar në aeroportin e Rinasit, TIA ka njoftuar në faqen zyrtare anulimin e fluturimeve të paradites së sotme.
Pas kallëzimit që Albcontrol bëri ndaj disa emrave konkretë të kontrollorëve të trafikut ajror në Rinas që mendohet se nxitën bllokimin e punës në Rinas, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet.
Pasditen e një dite më parë, ushtria dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë zbarkuan në Rinas, ndërsa Forcat e Armatosura morën nën kontroll aeroportin.
Shumica e kontrollorëve të trafikut ajror kanë ndaluar punën ditën e djeshme, për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe kanë deklaruar paaftësi për punë.
Kërkesat e kontrollorëve janë:
Rikthim i kolegëve në punë;
Shfuqizim i vendimeve të bordit;
Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive;
Transparencë financiare e plotë për vitin 2020;
Një anëtar sindikate të jetë anëtar bordi.
Për këtë ngjarje të rëndë pati reagime shumë të ashpra nga autoritetet shtetërore. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e kanë cilësuar si një grusht shteti të nxitur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta.
Kryeministri ditën e djeshme u bëri thirrje kontrollorëve që t’i rikthen punës. Në lidhje me këtë çështje edhe presidenti Meta tha se kontrollorët duhet të nisin punën dhe të mos e ndërpresin atë, ndërsa bëri thirrje që të uleshin në dialog për të zgjidhur këto tensione.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër? Furnizimi i Zvicrës me ushqime është ndër më të sigurtit në botë, por kjo nuk do...
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër?