Lajme
SHBA, 165 milionë doza të injektuara
Tashmë Shtetet e Bashkuara kanë injektuar më shumë se 165 milionë doza të vaksinave kundër koronavirusit deri të dielën në mëngjes, ndërsa në vend janë shpërndarë afro 208 milionë doza, thuhet në njoftimin nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), përcjell albinfo.ch.
Shifrat janë rritur nga dita e djeshme pas njoftimit nga CDC për 161,688,422 doza të injektuara dhe 207,866,645 të shpërndara nëpër qendra vaksinimi. CDC thotë se 106,214,924 njerëz kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës, ndërsa 61,416,536 janë vaksinuar plotësisht, deri të dielën.
Të dhënat nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve përfishijnë vaksinat nga Moderna, PfizerBioNTech si dhe vaksinën me një dozë nga Johnson&Johnson. Shifrat tregojnë të dhënat deri në orën 6 të mëngjesit të ditë së diel. Një total prej 7,742,126 dozash janë injektuar në institucionet e kujdesit afatgjatë, njoftoi CDC.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë rregullat zvicerane nëse nuk mund të shkoni në punë për shkak të motit të keq? Bora e madhe, rrugët me akull dhe kushte të tjera ekstreme mund ta bëjnë të vështirë,...
-
Avokatja e Gjenevës u kërkon drejtuesve të mjeteve të kundërshtojnë të gjitha gjobat
-
Ngritjet dhe uljet e vonuara në aeroportin e Cyrihut mund të bëhen më të shtrenjta për linjat ajrore
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë