Kosova

Nis seanca për zgjedhjen e presidentit

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca për zgjedhjen e presidentit të vendit, i cili do të ketë mandat 5 vjeçar.

Seanca ka nisur me 84 deputetë të pranishëm në sallë, ndërsa në garën për president janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta, raporton Albinfo.ch.

Si fillim kanë nisur të prezantohen biografitë e dy kandidatëve, ndërsa seanca po vazhdon me verifikimin e kushteve nëse këta kandidatë i plotësojnë kriteret e caktuara për të garuar për postin e presidentit.