Portrete të firmave
“Life Personal AG”, kompania që bën ndërmjetësimin e punëtorëve në Evropë
Kompania ‘Life Personal AG’, me seli në Zurich të Zvicrës, u lehtëson rrugën për të gjetur punë në Zvicër dhe në të gjitha shtetet e Europës.
Kjo kompani bën ndërmjetësimin e punëtorëve nga Zvicra në të gjitha shtetet e Europës, ndërsa këtu duhet cekur se nuk përfshihen shtetet e Ballkanit Perëndimor, si Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia.
Meqenëse për nënshtetas të Europës nuk është e nevojshme viza e punës, të gjitha procedurat e tjera për punë i kryen vetë kompania ‘Life Personal AG’, kështu duke iu ofruar të interesuarve kontrata në bazë të preferencave të tyre, si kontrata afatgjata, afatshkurtra, e po ashtu u mundëson edhe punësimin sezonal të studentëve në Zvicër.
Se sa ka të interesuar dhe në cilat profesione ka më shumë kërkesa për ndërmjetësim të punëtorëve, tregon menaxheri në kompaninë ‘Life Personal AG’.
“Ka shumë të interesuar për ndërmjetësim përmes kompanisë sonë, megjithatë për momentin ka mungesë të personave me përvojë pune, dhe jo vetëm ndihmës-puntor. Ndërsa, në profesionet që kërkohet më së shumti ndërmjetësim janë ato të ndërtimtarisë, IT-së, inxhinierisë e mjeksisë”, u shpreh menaxheri për Albinfo.ch.
Ndryshe, kompania ‘Life Personal AG’ ishte regjistruar si kompani në vitin 2008, ndërsa në vitin 2019 kishte ndërruar menaxhmentin, ku tani përveç menaxhmentit edhe i gjithë stafi përbëhet rreth 90% nga shqiptarët.
Profili i kompanisë
- Adresa: Frankentalerstrasse 1, 8049 Zürich
- Aktiviteti: Punësim/Temporary
- Tel: 058 220 52 00
- E-mail: [email protected]
Të ngjashme
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë