Lajme

Bazeli ka filluar të marrë pamje tjetër në pranverë

Ngjyrat gjallëruese të pranverës tashmë kanë filluar shtrirje në qytetin e e Bazelit.

Bazeli është qyteti i tretë më i madh në Zvicër, pas Cyrihut dhe Gjenevës. Bazeli ndodhet në pjesën veriore të Zvicrës, në brigjet e lumit Rhine, i cili e ndan atë në 2 pjesë: nga ana jug-perëndimore është Bazeli i Madh (Grossbasel) dhe nga veri-lindja – Bazel i Vogël (Kleinbasel), transmeton albinfo.ch.

Pranvera në këtë qytet ka filluar të shtrijë ngjyrat e saj gjallëruese, duke i dhënë pamje tjetër këtij qyteti.

Bazeli ka një vendndodhje të favorshme strategjike, është qendra e industrisë farmaceutike dhe kimike në Zvicër.

Bazeli modern nuk është vetëm një qendër industriale, por edhe kulturore e Zvicrës, me shumë atraksione të ndryshme, transmeton albinfo.ch.

Ky qytet është me interes për të dashuruarit e arkitekturës dhe ata që preferojnë të shikojnë ekspozitat e muzeut – dhe ka një numër të madh të muzeve këtu, pranë natyrës së bukur pranverore. /Albinfo.ch