Lajme
Shkencëtarët gjejnë kurën “çudibërëse”, dhëmbët rriten nga e para
Për pjesën më të madhe të njerëzve, vizita te dentisti është një bezdi e nevojshme, ndërkohë që në disa raste, shndërrohet në një makth të vërtetë, edhe ekonomik.
Por, në të ardhmen, problemet me dhëmbët mund të jenë shumë të thjeshtuara, falë një studimi revolucionar japonez, raporton CNN, përcjell Albinfo.ch.
Një ekip shkencor i universitetit të Kyotos dhe Fukuit, përmes një trajtimi gjenetik, ka zbuluar se bllokimi i gjenit USAG-1 përmes përdorimit të disa antibiotikëve që veprojnë specifikisht ndaj tij, lejon rritjen natyrale të dhëmbëve, edhe kur ata kanë rënë.
“E dinim që bllokimi i USAG-1 ndihmon në rritjen e dhëmbëve, por nuk dinim ende sa e plotë ishte ajo”, deklaroi përgjegjësi i studimit, Katsu Takahashi.
Studimet kanë dhënë rezultate të papritura dhe të shkëlqyera te minjtë, dhe në një fazë të dytë edhe tek familja e mustelidëve, si qelbësit dhe furot, me dhëmbë më të ngjashëm me njeriun. Në të dy rastet, dhëmbët e rëna u rritën deri në formën origjinale.
Plani i ardhshëm është eksperimentimi te gjitarë më kompleks, si derrat dhe qentë, që do të ishte paradhoma për testimin te njerëzit.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Cyrih, një nga qytetet më të stolisura në botë për festat e fundvitit Atmosfera festive sapo ka filluar në Cyrih...
-
“Time” ka renditur 5 të arritura zvicerane ndër risitë më të mira në botë këtë vit
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin?
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës