Lajme
Vjena “mbyllet” deri më 11 prill, maskat të detyrueshme edhe në ajër të hapur
Nga e enjtja (1 prill) deri më 11 prill do të bëhet e detyrueshme edhe bartja e maskës FFP2 në ajër të hapur, në vendet dhe sheshet më të frekuentuara të kryeqytetit austriak.
Për shkak të situatës alarmante të pandemisë, Vjena, Austria e Ulët dhe Burgenland që nga e enjtja (1 prill) do të “mbyllen” deri më 11 prill. Kështu ka deklaruar edhe ministri i Shëndetësisë, Rudolf Anschober.
Përveç dyqaneve ushqimore, higjienikë dhe gjërave të tjera të nevojshme për jetën e përditshme, të gjitha dyqanet e tjera do të mbyllen.
Ndërkohë, për herë të parë në Vjenë, nga e enjtja deri më 11 prill do të bëhet e detyrueshme edhe bartja e maskës FFP2 në ajër të hapur, në vendet dhe sheshet më të frekuentuara të kryeqytetit austriak.
Këtë vendim e ka marrë kryebashkiaku i Vjenës, Michael Ludwig, i cili tha se maska FFP2, si dhe brenda, do të përdoret edhe jashtë në disa zona ku ka një përqendrim më të lartë të njerëzve. ”Ditëve të fundit janë parë grumbull i madh të personave duke qëndruar afër njëri-tjetrit. Prandaj, duhet të marrim masa për të ruajtur shëndetin e tyre dhe të tjerëve”, ka thënë Ludwig.
Vendet ku do të jetë e obligueshme bartja e maskave edhe në hapsira, në Vjenë, janë: Donaukanal, Stephansplatz Karlsplatz, Schwedenplatz, Maria – Theresien Platz Karlsplatz, shkruan derstandard.at, përcjell albinfo.at.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 3.687 raste të reja të infeksionit në Austri dhe 31 persona të vdekur, duke e dërguar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 9.339 persona.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?