Lajme

“Diaspora për Shqipërinë e Lirë” kërkon dorëheqjen e ministrit të Diasporës

Nuk iu mundësua votimi mbi 1.3 milionë shqiptarëve, duke e quajrur një proces të dështuar dhe mohim të së drejtës kushtetuese

Mbi 1.3 milionë votues shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë nuk do të mund të votojnë në Zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, të cilat do të mbahen më 25 prill 2021, shkruan Albinfo.ch.

Për këtë ka reaguar edhe Lëvzija ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’, duke e quajtur këtë një proces të dështuar dhe mohim të së drejtës kushtetuese.

“Vota e Diasporës për zgjedhjet e vitit 2021, tashmë zyrtarisht një proces i dështuar e një moment historik i humbur!.. Kjo mund të konsiderohet një nga shkeljet më të mëdha kushtetuese të këtyre 30 vjetëve të tranzicionit shqiptar”, ka reaguar Diaspora për Shqipërinë e Lirë, përmes një deklarate për shtyp.

Ndryshe, kjo Lëvizje e Diasporës Shqiptare ka kriktuar Qeverinë Rama për mosrealizimin e premtimeve për votën e diasporës. Ndërsa, si rezultat i premtimeve të pambajtura, ata kanë kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Diasporës në Shqipëri.

“Në vijim të premtimeve të pambajtura për mundësimin e votës së diasporës, Diaspora për Shqipërinë e Lirë:
-Kërkon dorëheqjen e menjëhershme dhe të parevokuesheme të ministrit për Diasporën, z. Pandeli Majko”, kanë shkruar ata.

Diaspora për Shqipërinë e Lirë, përmes këtij shkrimi i ka bërë thirrje komunitetit të diasporës që kanë marrë rrugën për të votuar brenda Shqipërisë, të ndëshkojnë me votë fajtorët e dështimit të këtij procesi.