Lajme

CDC: Vaksinat antiCOVID-19 janë 90 % efikase në ndalimin e infeksioneve

Një studim i ri i bërë nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka zbuluar se vaksinat antiCOVID-19 janë shumë të efektshme në parandalimin e infeksioneve në kushte reale.

Pas vëzhgimit të personelit të kujdesit shëndetësor dhe punonjësve të tjerë të ekspozuar ndaj COVID-19, si pjesë e punëve të tyre, CDC zbuloi se ata që ishin plotësisht të vaksinuar me doza Pfizer/BioNTech ose Moderna, patën ulje me 90% të rrezikun të infektimit dy javë pas vaksinimit, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.

“Edhe një dozë e vetme e secilës vaksinë ishte premtuese: Rreziku i infeksionit u zvogëlua me 80 % dy ose më shumë javë pas vaksinimit”, sqaroi CDC.

Ky zbulim rrit shpresat se personat e vaksinuar, në shumicën e rasteve, nuk mund të infektojnë të tjerët, duke ndaluar kështu zinxhirët e infeksionit.