Uncategorized
Rifillon trafiku pas zhbllokimit të anijës në Kanalin e Suezit
Anija gjigante e kontejnerëve që bllokoi Kanalin e Suezit për gati një javë u zhbllokua plotësisht të hënën dhe trafiku në rrugën ujore ka rifilluar, tha autoriteti i kanalit në një deklaratë.
Anija Ever Given nisi të zhvendoset të hënën dhe më në fund rruga ujore u rihap për anijet e shumta që presin në radhë për të kalur përmes kanalit.
Anija me gjatësi 400 metra u bllokua diagonalisht të martën e kaluar në pjesën jugore të kanalit në kushtet e erërave të forta, duke penguar trafikun në kanal.
Pas gërmimit gjatë fundjavës, ekipet e shpëtimit përdorën anijet tërheqëse për të bërë zhbllokimin e saj.
Trafiku detar nëpër kanal, që është edhe rruga më e shkurtër e transportit midis Evropës dhe Azisë, rifilloi sapo anija u zhvendos në një zonë më të gjerë të kanalit, thanë autoritetet.
Të paktën 369 anije ishin në pritje për të kaluar, mes tyre dhjetëra anije kontejnerësh si dhe cisterna nafte dhe gazi të lëngshëm, thanë zyrtarët. Ata kanë thënë se trafiku nëpër kanal do të përshpejtohet.
Por ata shtojnë se mund të duhen dy deri në tre ditë për kalimin e të gjitha anijeve që janë aktualisht në pritje.
Grupi i transportit Maersk tha se mund të duhen javë ose muaj për të kapërcyer çrregullimet që bllokimi i kanalit shkaktoi në transportin global detar.
Kjo ka sjellë vonesa të kushtueshme për kompanitë, të cilave u duhet të përballojnë edhe kufizimet për shkak të koronavirusit.
Çmimet e transportit për cisternat e produkteve të naftës gati janë dyfishuar pas bllokimit të anijes Ever Given.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve