Muzikë

Spanjë: Rikthehen koncertet, 5 mijë njerëz shijojnë muzikën rock

Pas një viti në kushtet e distancimit social, Spanja rikthen koncertet live duke shfrytëzuar testet e shpejta.

5,000 fansa të muzikës rock u bënë bashkë në Palau Sant Jordi, duke vallëzuar shumë pranë njëri tjetrit por me detyrimin për të mbajtur maskat.

Aktiviteti shërbeu si një test që mund ti hapë rrugë organizimeve masive jo vetëm në Spanjë, në një kohë kur shumica e vendeve europiane po shtrëngojnë kufizimet.

80 infermierë ndihmuan në kryerjen e testeve të shpejta antigjen ndërsa rezultatet u bënë të ditura brenda 10 deri në 15 minuta, përmes një aplikacioni në smartfon.

Koncerti u miratua nga qeveria dhe shërbeu si një provë nëse aktivitete të ngjashme do të jenë në gjendje të fillojnë përsëri.