Futboll

Mediat norvegjeze: Talenti shqiptar 20-vjeçar, e ardhmja e mesfushës

Quhet Kreshnik Krasniqi, është futbollist me prejardhje shqiptare,  jeton dhe ushtron profesionin e tij në Norvegji, përcjell albinfo.ch.

Vlen të theksohet se vite më parë ai u bë lojtari më i ri, i cili debutonte në kampionatin e futbollit të vendit skandinav, duke thyer dhe rekordin e mbajtur nga sulmuesit Odegard.

Talenti 20-vjeçar, i cilësuar nga mediat norvegjeze si e ardhmja e mesfushës, ka vendosur të zgjasë kontratën me skuadrën e Stromsgodset deri në vitin 2022.

“Ëndrra ime është të luaj në ligat më të mira në Evropë dhe mendoj se me punë dhe dedikim do të arrij të kem sukses”, shprehet ai. /Albinfo.ch