Kosova
Abdixhiku: S’kemi vërejtje për platformën e Vjosës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka folur në një konferencë për media pas takimit që ka pasur me Vjosa Osmanin, si pretendente për ta zënë karrigen e shefes së shtetit.
Abdixhiku ka thënë se takimi ka qenë pozitiv i frytshëm dhe se janë dakorduar që të takohen edhe një herë.
Ai ka thënë se për takimin dhe diskutimet që kanë pasur sot do të diskutojnë edhe në parti, dhe pasi të marrin qëndrimin e partisë dhe pas një takimi tjetër me Vjosa Osmanin do të kenë edhe qëndrimin përfundimtar, nëse do ta përkrahin atë si presidente.
“Në këtë takim kemi diskutuar çështjet me interes rreth krijimit të institucionit të presidentit. Ka qenë takim i frytshëm dhe pozitiv në atmosferë të mirë”, ka thënë Abdixhiku.
“Kemi diskutuar platformën që pretendentja për presidente dëshiron ta ndërtojë. Në këtë platformë kemi dhënë diskutimet tona. S’kemi vërejtje. Kemi diskutuar edhe pozicionin e saj karshi akterëve partiak, kemi avancuar në këtë aspekt. Do të takohemi edhe një here”, ka shtuar tutje Abdixhiku.
“Do t’iu kthehemi organeve të LDK’së për të diskutuar dhe për të pasur një qëndrim përfundimtar”, ka shtuar tutje.
“Kemi biseduar rreth rolit të saj të ardhshëm dhe për sqarime shtesë. Do të diskutojmë edhe brenda partisë. Në momentin që përfundojnë këto dy procese, do të kemi një qëndrim përfundimtar”, ka thënë Abdixhiku.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor