Kosova

Deputetja e parë nga LDK që deklaron hapur se do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente

Valentina Bunjaku-Rexhepi po ashtu ka kërkuar që edhe kolegët e saj të partisë të qëndrojnë në sallë ditën kur zgjidhet presidentja

Deputetja e LDK-së nga Gjilani, Valentina Bunjaku Rexhepi, ka bërë të ditur se do të votojë Vjosa Osmanin për presidente.

Ajo po ashtu ka kërkuar që edhe kolegët e saj të partisë të qëndrojnë në sallë ditën kur zgjidhet presidentja.

Bunjaku ka konfirmuar se do ta votojë Osmanin ditën e zgjedhjes. Këto deklarata i bëri në një prononcim përmes telefonit në “Info Kanal 10”, përcjell Albinfo.ch.

“Unë personalisht dua që të rri në sallë dhe të votoj për znj. Osmani”, ka thënë ajo.

Bunjaku në zgjedhjet e fundit partiake për kryetar të LDK-së, ka dalë hapur pro kandidaturës së Lutfi Hazirit për kryetarë të kësaj partie, i cili u mposht nga Lumir Abdixhiku.