Muzikë

Dua Lipës i vërsulet meksikanja, ndërhyn sigurimi

Këngëtares kosovare Dua Lipa, përgjatë kohës sa po qëndronte në Mexico City të Meksikës, iu është hedhur në trup një fanse drejt saj, teksa po largohej nga një objekt në qendër të kryeqytetit.

Fituesja e çmimit ‘Grammy’ së fundmi po qëndronte atje për të filmuar një reklamë të firmës ‘Yves Saint-Laurent’, njoftojnë mediet meksikane, transmeton Gazeta Express.

Siç shihet në video, fansja kalon hekurat e sigurisë dhe tenton t’i hidhet në trup Dua Lipës.

Personeli i sigurisë arriti ta largojë atë, pa shkaktuar ndonjë incident.

VIDEO: