Kosova

250 mjekët kosovarë u nisën për vaksinim në Shqipëri

Thuhet se rreth 250 mjekët kosovarë janë nisur sot për Shqipëri për vaksinim kundër Covid-19, përcjell albinfo.ch.

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, njoftoi se do të vaksinohen rreth 250 punëtorët e parë ndërsa në ditët në vijim do të vazhdohet edhe me 250 të tjerë.

Në komunikatë thuhet se delegacioni i FSSHK-së i përbërë nga kryetari Blerim Syla dhe Islam Krasniqi në prani të Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri Nait Hasani sot kanë zhvilluar takim me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë dhe kanë rënë dakord për çështjet teknike të vaksinimit të punëtorëve shëndetësor të Kosovës, raporton tch.

Në fund edhe njëherë FSSHK falenderon kryeministrin Rama, stafin e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë si dhe Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri Nait Hasani për angazhimin.

FSSHK thotë se në Kukës është duke u përgatitur një hapësirë e veçantë për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor të Kosovës.