Gruaja
Liria Fetare dhe Kufijtë e saj
Pikërisht në vitin kur ne po festojmë 50 vjetorin e të drejtës së votës të grave në Zvicër, miratohet një ndalim i mbulesës, i cili, ndër të tjera, synon të imponojë një kod veshje për gratë dhe menjëherë pas kësaj lexojmë për shitjen e një "Ilmihalli për gratë "- një udhëzues për gratë e mira, myslimane - botuar në Tagesanzeiger. Çështja e barazisë duket më larg se kurrë më parë

Por ky artikull gazetaresk dhe problemi i shitjes së një libri të tillë ka të bëjë më shumë sesa vetëm me barazinë dhe shtypjen e grave. Ky artikull tërheq vëmendjen edhe drejt një çështjeje që është bërë pjesë e shoqërisë sonë të larmishme.
Sidoqoftë, ne gjithmonë, nëse është e mundur, e shmangim diskutimin rreth Islamit, ose duam ta ndalojmë atë, në vend që të merremi me këtë ndryshim shoqëror, të cilin nuk e takojmë vetëm sot, pra, në vend se të mësojmë ta kuptojmë atë më mirë përmes mundësive tona ligjore dhe politike, në mënyrë që të mund të vendosen standarde të asaj që mund të tolerohet dhe asaj që nuk duhet të tolerohet në shoqërinë tonë progresive.
Duke shmangur Islamin, ne nuk mund të vendosim kufij në mes të mundshmes dhe të pamundshmes në praktikimin e tij ose t’ia përcjellim atë besimtarëve, të cilët janë një pjesë e barabartë e shoqërisë sonë. Ne duhet të kuptojmë se duhet të merremi me ndikimin dhe vendin e Islamit brenda shoqërisë sonë në një nivel politik. Unë besoj se vetëm përmes përfshirjes së Islamit në diskutimet tona politike ne, nga njëra anë mund të bëjmë punën preventive, si për shembull atë të parandalimit të shitjes së librave mizogjiniste, patriarkale dhe të nxitjes së dhunës si më sipër. Nga ana tjetër, ne mund të vendosim udhëzime rreth përmbajtjes së Islamit dhe fushëveprimit të tij, të cilat mund të çojnë në dhunë sociale ose shtypje të grave, nëse kjo nuk mbështetet dhe bashkë-disenjohet institucionalisht nga ne.
Si përfundim, unë jam plotësisht e bindur se ne që kemi kontakte të drejtpërdrejta ose indirekte me Islamin duhet të jemi të vetëdijshëm se ne jemi ata që duhet të ndajmë përgjegjësinë për atë që predikohet dhe shitet në xhami, siç përmendet në Tages Anzeiger. Se ne, që gëzojmë siguri, liri të shprehjes, barazi dhe liri të fesë në shoqërinë tonë, jemi gjithashtu ata që ngrihemi për këto të drejta themelore që janë të vetëkuptueshme për ne dhe duhet t’i mbështesim ato, edhe atje ku ne shpërfaqim jetën tonë shpirtërore.
- Autorja është deputete në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut,m nga Partia Socialdemokrate. Këtë opinion e ka shkruar për albinfo.ch, si reagim ndaj një lajmi të publikuar në mediat zvicerane lidhur me librin në gjuhën gjermane “Ilmihal për gra”, që ishte në shitje në “Xhaminë Shqiptare” të Seebach-ut, Cyrih. Ky libër proklamon dhunën ndaj jobesimtarëve dhe ndaj grave.
Të ngjashme
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Gjendet e vrarë 22-vjeçarja shqiptare në Itali E zhdukur prej 25 Marsit, arrestohet ish-i dashuri ...
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?