Lajme

Kryeministri francez merr vaksinën AstraZeneca

Kryeministri francez Jean Castex ka marrë vaksinën anti-COVD nga AstraZeneca të premten në një ngjarje që u transmetua drejtpërdrejt në televizionet franceze si pjesë e përpjekjeve për të rivendosur besimin e publikut në këtë vaksinë.

Castex, 55 vjeç, mori vaksinën në spitalin ushtarak Begin afër Parisit ndërsa rregullatori mjekësor francez vendosi të premten që përdorimi i vaksinës AstraZeneca në Francë mund të rifillojë pas një pezullimi prej disa ditësh, por vetëm për personat mbi 55 vjeç.