Lajme

Koronavirusi ka ndikim te njerëzit më shumë gjatë pasditës

Njerëzit mund të bartin më shumë koronavirusin gjatë pasditës, duke sugjeruar se kjo mund të jetë koha më e mirë e ditës për të bërë teste, ndërsa hulumtime të veçanta tregojnë se frekuentimi i shkollës ka një ndikim minimal në infeksionet serioze Covid-19, shkruan “TheGuardian”, përcjell albinfo.ch.

Kthimi i fëmijëve në klasa në gjithë Mbretërinë e Bashkuar ka nxitur shqetësim të gjerë se kjo mund të çojë në një rritje të infeksioneve.

Për shkak të kësaj, nxënësve të kolegjit dhe të shkollave të mesme u kërkohet të bëjnë dy herë në javë teste, për të monitoruar shkallët e infeksionit në komunitet.

Sidoqoftë, studimi i ri, i cili ende nuk është rishikuar, sugjeron që testet Covid-19 mund të kenë më pak gjasa të japin rezultate të gabuara nëse merren gjatë pasdites së hershme, krahasuar me periudhat e tjera të ditës, përcjell albinfo.ch.