Lajme
Austria dëshiron nga prilli të prezantojë “pasaportën e gjelbër” të vaksinimit
Derisa Komisioni Evropian dëshiron të prezantojë pasaportën e re digjitale të COVID-19 deri më 1 qershor, Austria ka përshpejtuar procesin e prezantimit të të ashtuquajturës “pasaportë e gjelbër”, të cilën dëshiron të prezantojë në prill.
Austria dëshiron të ketë një dokument në prill që do të përmbajë dëshmi të vaksinimit, një test negativ ose një infeksioni të mëparshëm duke prezantuar antitrupat e siguruar.
“Ne nuk duam të presim prezantimin e “pasaportës” në nivelin evropian”, tha Kancelari austriak, Sebastian Kurz, në konferencën e shtypit pas mbledhjës së Këshillit të Ministrave, shkruan nachrichten.at, përcjell albinfo.at.
Ndërkohë, ministrja e Turizmit, Elisabeth Köstinger, ka thënë të mërkurën se në ditët në vijim do të punohet në kuadrin ligjor për zbatimin e projektit nën titullin e punës “pasaporta e gjelbër”, që u vendos në seancën e qeverisë.
Kjo pasaportë do të lejojë lirinë e udhëtimit dhe do të mundësojë shkuarjen në pushimet verore.
Austria, e cila është një vend, ekonomia e të cilit, ndër të tjera, mbështetet shumë në turizëm, ka iniciuar futjen e pasaportave në BE, domethënë pasaportat që do të mundësonin rivendosjen e lirisë së udhëtimit.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme