Lajme

Berset: Nuk duam t`i hapim restorantet dhe të detyrohemi t`i mbyllim prapë

“Ne gradualisht mund të hapemi, me rrezikun që më vonë të marrim masa të mëtejshme. Ose mund të ngadalësojmë pak zbutjen dhe të presim më gjatë, duke shpresuar që më vonë të jetojmë me më pak kufizime"

Sot, në kuadrin e sesionit pranveror të punimeve të Parlamentit, është zhvilluar një debat i gjallë lidhur me masat e pandemisë, raporton srf.ch.

Qeveria është përballur me shumë pyetje dhe presion për marrjen e masave drejt daljes nga bllokimi. Pyetjet kanë pasur të bëjnë kryesisht me kohën dhe mënyrën e hapjes së restoraneteve dhe janë shtruar më shumë nga deputetë të SVP-së, shkruan albinfo.ch.

Kështu, Esther Friedli (SVP / SG) deshi të dijë nga Këshilli Federal se çfarë perspektive mund të ketë dega e hotelierisë.

Duke iu përgjigjur deputetes, ministri i shëndetësisë, Alain Berset ka thënë: “Sa më shpejt të jetë e mundur. Por gastronomia nuk është e vetmja. Kultura, sporti dhe turizmi po vuajnë gjithashtu mjaft shumë. Ne duhet të shohim se si zhvillohet situata. Meqenëse tre nga katër kriteret e hapjes aktualisht nuk janë përmbushur, ekzistojnë ende dy mundësi”.

“Ne gradualisht mund të hapemi, me rrezikun që më vonë të marrim masa të mëtejshme, transmeton albinfo.ch. Ose mund të ngadalësojmë pak zbutjen dhe të presim më gjatë, duke shpresuar që më vonë të jetojmë me më pak kufizime.

Grupet e ndryshme politike kanë kërkuar për një diskutim me pesë interpelanca urgjente. U paraqit edhe një mocion.

Me 185: 0 vota me 0 abstenim, mocioni u pranuia. Ai kërkon që edhe farmacitë dhe jo vetëm ordinancat mjekësore dhe spitalet, të mund të kryejnë analiza gjaku për të përcaktuar  infeksionin nga korona, përcjell albinfo.ch. Këshilli Federal kishte rekomanduar që ky mocion të refuzohej.