Muzikë
‘Vogue’ renditi Dua Lipën me veshjen më të bukur në ‘Grammy’
Mbrëmja e madhe e “Grammy Awards” u mbajt të dielën, në të cilën edhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, u nderua me një çmim mjaft të rëndësishëm. Ajo mori çmimin albumi më i mirë i zhanrit pop për albumin “Future Nostalgia”, ndërkohë në vitin 2019 u shpall artistja e re më e mirë, transmeton albinfo.ch.
Të gjithë nxituan ta uronin Duan për çmimin e madh, ndërkohë vetë artistja ka reaguar së fundmi. Ajo ka publikuar foto nga ceremonia dhe ka falënderuar të gjithë ata që ja bënë mbrëmjen e “Grammy Awards” akoma dhe më magjike.
“Best Pop Vocal Album për Future Nostalgia! Një mbrëmje e mrekullueshme, faleminderit Grammy. Faleminderit Donatella Versace dhe skuadra e Versace për fustanin tim të ëndrrave dhe për gjithë veshjet e mia të ëndrrave gjatë natës! Jam kaq me fat për dashurinë tuaj dhe mbështetjen!”, ka shkruar Dua përkrah fotove.
Ndërkohë ajo që na bëri dhe më të lumtur ishte renditja që prestigjozia “Vogue” ka bërë për personazhet të cilët u veshën më bukur në këtë mbrëmje të rëndësishme dhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, qëndronte në krye të listës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?