Tematike
Përse shqiptarët paguajnë 61% më shumë për sigurimin e makinës?
Nuk keni shkaktuar kurrë dëm në trafik, por megjithatë paguani dy herë më shumë se të tjerët për sigurimin e makinës? Kjo ndodh pasi ju keni pasaportën "e gabuar"
Rreth zhvatjes që u bëhet të huajve, dhe në veçanti shtetasve të Kosovës nga kompanitë e sigurimit të automjeteve, është raportuar shpeshherë në mediat zvicerane. Edhe albinfo.ch ka shkruar për këtë fenomen.
Tani, një studim krahasimtar i bërë nga portali i krahasimeve online, “Comparis” ka konfirmuar dhe përforcuar me fakte ekzistimin e diskriminimit në këtë fushë.
Pra “Comparis” zbulon se shoferët nga Ballkani dhe nga Turqia po zhvaten dhe se çdo kompani e sigurimeve ka idenë e saj për “shkallën e rrezikshmërisë” së shoferëve nga nacionalitete të caktuara.
Ju, për shembull, kurrë nuk keni shkaktuar ndonjë dëm në komunikacion, por megjithatë do të paguani dy herë më shumë se të tjerët për sigurimin e makinës? Tingëllon e paimagjinueshme, por është fare e thjeshtë, nëse, nga këndvështrimi i kompanisë së sigurimeve, ju keni pasaportën “e gabuar”, shkruan blick.ch.
Pra, siç zbulon “Comparis.ch”, shtetasit e huaj në Zvicër shpesh paguajnë dukshëm më shumë se vendësit dhe se sa disa të huaj të tjerë.
Për shembull, shoferët nga Shqipëria, Kosova, Serbia ose nga Turqia detyrohen të bëjnë pagesa të mëdha – në raste ekstreme deri në 89 për qind (te kompanitë si: Basler, Police Baloise Direct M) ose 88 për qind (TCS, produkti M), transmeton albinfo.ch. Mesatarisht, kjo pagesë është gjithashtu dukshëm më e shtrenjtë edhe për pronarët e makinave nga Portugalia ose nga Italia.
Edhe po nuk patët aksidente, si i huaj do të paguani më shumë
Por si mund të ndodhë kjo? “Thelbi i sigurimit është `solidariteti i rrezikut`”, thotë ekspertja e mobilitetit në Comparis, Andrea Auer. Për të llogaritur preminë, përdoren statistikat, në mënyrë që të llogaritet probabiliteti i dëmit.
Auer thotë më tutje: “Edhe nëse një shofer është pa aksidente, ai përsëri do të vlerësohet në bazë të kombësisë dhe do të paguajë më shumë”, përcjell albinfo.ch. Dallimet ndonjëherë ekstreme midis ofruesve të sigurimeve ndodhin për shkak të faktit se siguruesit përdorin statistika të ngjashme, por vlerësojnë ndryshe faktorin e përkatësisë nacionale”.
Një shembull llogaritjeje: Nëse bëni një sigurim të plotë (Vollkasko) me Zürcher Versicherung dhe paguani një premi vjetore prej 887 frangash duke pasur pasaportë zvicerane, atëherë me pasaportë turke duhet të paguani 65 për qind më shumë ose, mbi 1400 franga. Me kompaninë Axa dallimi është madje 71 për qind.
Por ka edhe më keq: nëse kërkoni për shembull të siguroheni në kompaninë Helvetia dhe te vendi i nacionalitetit e shkruani “Turqi” në vend të “Zvicrës”, nuk do të merrni fare ofertëtransmeton albinfo.ch. Kjo të paktën është konstatuar nga Comparis, në bazë të një profili dhe mostre që ka kërkuar ajo.
Vetëm kjo kompani nuk ndëshkon të huajt
Por në kompaninë e njohur të sigurimeve “Generali”, nga ana tjetër, të gjithë paguajnë të njëjtën shumë për shërbimin e njëjtë, sepse, sipas Comparis, ajo është e vetmja kompani sigurimi në këtë analizë që nuk praktikon fare modelin “bonus malus” si ndëshkim të të huajve.
Për analizën e saj, Comparis ka shqyrtuar 232,553 oferta në internet për 14 makina dhe dymbëdhjetë kombësi (përfshirë Zvicrën) dhe 79 vendbanime në Zvicër.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës