Lajme
Kriza e koronavirusit i kushton Austrisë 100 miliardë euro
Agjencia “Agenda Austria” ka analizuar pasojat ekonomike në Austri gjatë një viti të pandemisë dhe krizës me koronavirus.
Sipas kësaj agjencie e cila merret kryesisht me analiza ekonomike, kriza e pandemisë së koronavirusit do të rëndojë ekonominë austriake me një total prej 100 miliardë eurosh, shkruan albinfo.at
Siç raporton APA, 60 miliardë euro i atribuohen humbjeve ekonomike dhe 40 miliardë euro kostove të ndihmës shtetërore,. Ky vlerësim është bërë nga ekspertët ekonomikë në Austri dhe është raportuar nga mediat austriake gjatë ditës së premte.
“Agenda Austria” del me një rezultat se, prodhimi i brendshëm bruto (BIP) ishte 31 miliard euro më i ulët se sa parashikohej të ishte vitin e kaluar.
Por, çfarë duhet të bëhet tani në drejtim të rimëkëmbjes ekonomike?
“Vaksinim, vaksinim, vaksinim…ky, do ishte programi më i mirë ekonomik”, thotë për kurier.at, drejtori i Agenda Austria, Franz Schellhorn.
“Një ngritje ekonomike pas koronavirusit mund të mendohet vetëm pasi të këtë vaksinim të shumicës së popullsisë”, shtoi ai.
“Agenda Austria” për gjatë tërë vitit ka analizuar pasojat ekonomike në kohën e pandemisë.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme