Lajme
Grupi farmaceutik me qendër në Zvicër do të prodhojë vaksinën Sputnik në Itali
Ndërmarrja farmaceutike me seli në Lugano ka rënë dakord të prodhojë vaksinën ruse Sputnik V Covid-19 në fabrikën e saj në Italinë veriore, ka thënë Dhoma e tregtisë italo-ruse.
Nëse marrëveshja midis fondit të pasurisë sovrane RDIF të Rusisë – që tregton Sputnik ndërkombëtarisht – dhe Adienne miratohet nga autoritetet italiane, prodhimi në Itali mund të fillojë në qershor, shkruan albinfo.ch.
Shpresa është që të prodhohen rreth 10 milionë doza të vaksinës deri në fund të vitit 2021, tha të martën Dhoma e tregtisë. Do të ishte impianti i parë i prodhimit Sputnik V në Evropë. Vincenzo Trani, kreu i Dhomës së tregtisë, tha: “Kjo mund të quhet një ngjarje historike, e cila është prova e gjendjes së mirë të marrëdhënieve midis vendeve tona dhe tregon se kompanitë italiane mund të shohin përtej dallimeve politike”.
Selia e Adienne është në Lugano, në Zvicrën jugore, por operon fabrika prodhimi në rajonin verior italian të Lombardisë.
Sputnik V është duke u shqyrtuar nga rregullatorët e Bashkimit Evropian, por nuk është miratuar për përdorim. Rusia është ankuar se BE vazhdon ta shtyjë procesin e miratimit, ndërsa pranon se vaksina është e autorizuar tashmë në 46 vende të botës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?