Integrimi
Musa Kamenica zgjidhet sërish asamblist komunal në Lozanë
Është i pari shqiptar që ka siguruar një vend në Parlamentin e Qytetit të Lozanës në vitin 2016
Politikani shqiptar, Musa Kamenica, ka siguruar sërish një ulëse në Asamblenë e Komunës së Lozanës me Partinë Socialiste në zgjedhjet e 7 marsit në Kantonin Vaud. Ai është shqiptari i vetëm që ka fituar më së shumti vota për të siguruar një ulëse në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit të Kantonit të Vaudit, raporton albinfo.ch.
Në zgjedhjet e së dielës, Kamenica ka fituar 8157 vota të elektoratit.
Kamenica në një prononcim për albinfo.ch ka falënderuar votuesit për votën e tyre, si dhe ka premtuar se jo vetëm që do të jetë zëri i komunitetit shqiptar në Asamblenë Komunale të Lozanës, por edhe do të realizojë të gjitha projektet që i kanë mbetur në gjysmë në legjislaturën e kaluar.
Musa Kamenica është emër i njohur i komunitetit shqiptar të Zvicrës dhe, në veçanti i atij të Lozanës. Është i pari shqiptar që ka siguruar një vend në Parlamentin e Qytetit të Lozanës në vitin 2016.
Albinfo.ch ka publikuar rezultatet e votimit të së dielës edhe nga komunat e tjera të kantonit Vaud.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor